Skuadra e Atalantas ka impresionuar me paraqitje këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Pas shtatë ndeshjeve ka katër fitore, dy barazime dhe një humbje.
Renditet në pozitën e shtatë me 14 pikë.
Por dueli i së mërkurës nga ora 21:00 ndaj Barcelonës do të jetë shumë i rëndësishëm për Atalantan për ta siguruar kalimin në një të tetën e finales.
Me fitore skuadra italiane do ta siguronte fazën 1/8 e finales.
Në fazën e ligës garojnë 36 skuadra. Tetë më të mirat avancojnë direkt në një të tetën e finales.
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, thotë se barazimi nuk është rezultat që i duhet klubin italian por vetëm fitorja ndaj Barçës.
“Në Ligën e Kampionëve ne dolëm përtej pritjeve tona. I vetmi rezultat që do të na garantonte kalimin në një të tetën e finales është fitorja, nuk do të mjaftonte as një barazim”, tha Gasperini, shkruan të martën “Reuters”.