Klubi rumun, Rapid Bukureshti, ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës me sulmuesin 27-vjeçar, Florent Hasani.
Hasani ishte transferuar te Rapidi nga Tirana, por ka dështuar të stabilizohet në klubin rumun. Ka shënuar vetëm një gol në 34 ndeshje. Ka bërë edhe tri asistime.
Hasani ka luajtur edhe në Hungari e Izrael. Për Kosovën i ka tetë paraqitje e një gol.