Alejandro Garnacho mbetet synimi kryesor i Napolit për zëvendësimin e Khvicha Kvaratskhelias, i cili ditë më parë iu bashkua Paris Saint-Germainit. 

Dhe transferimin e tij, skuadra e Serie A kërkon ta finalizojë brenda 48 orëve, raporton “La Repubblica” të mërkurën. 

Napoli po ashtu shpreson që transferimi i Patrick Dorgut të Lecces te “djajtë e kuq”, të jetë ndihmesë për transferimin e Garnachos. 

Ajo që është e sigurt sipas mediumit italian është se Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 55 milionë euro për talentin argjentinas. 

Ndërkohë, klubi i madh anglez kërkon 80 milionë euro dhe negociatat janë duke vazhduar. 

Garnacho 20-vjeçar ka zhvilluar 34 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuuar me tetë gola e pesë asistime.