Është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Në mesin e çerekut të tretë, arbitrat kanë larguar lojtarët nga parketi.
Pas një fauli në sulm që iu dha një lojtari të Prishtinës, ai reagoi dhe u ndëshkua me gabim josportiv.
Ndërkohë nga shikuesit në parket ka pasur të tillë që kanë tentuar të cenojnë fushën e lojës.
Kjo edhe solli ndërprerjen. Janë larguar vetëm një pjesë e shikuesve nga tribunat VIP.
Ka vazhduar ndeshja mes Trepçës e Sigal Prishtinës.