Vetëm dy ditë para se të fitonte Kupën e Kosovës, futbollistës së Mitrovicës, Edona Kryeziu, i kishte vdekur babai.
Por, as vdekja e të atit nuk e ka ndaluar që të jetë pjesë e finales kundër Feronikelit.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë, për faktin se prindi më ka ndërruar jetë para dy ditësh. Kam mbledhur forcat dhe i jam bashkuar ekipit për të vazhduar tutje”, ka treguar ajo për RTV Dukagjini.
Edona në mesin e shumë gjërave ka thënë se edhe babai saj do të dëshironte që ajo të paraqitej në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.
Ajo e ngriti trofeun lartë, me shpresën se nga atje po e përcjell njeriu i zemrës.