Në katër ndeshjet e fundit në elitën e futbollit gjerman, Borussia Dortmundi ishte pa fitore.

Por të shtunën pasdite, Dortmundi është kthyer te fitorja duke e mposhtur në udhëtim Heidenheimin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të kampionatit gjerman.

Serhou Guirassy në minutën e 33-të realizoi për 1:0 në të mirë të mysafirëve.

Për 2:0 shënoi Maximilian Beier në minutën e 63-të.

Një minutë më pas, Mathias Honsak e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Dortmundin në ndeshjen ndaj Heidenheimit e drejtoi trajneri i përkohshëm, Mike Tullberg. Ndërsa nga e diela, Dortmundi do të jetë me trajner të ri pasi gjiganti gjerman ditë më parë e zyrtarizoi kroatin, Niko Kovaç.

“Verdhezinjtë” kanë 29 pikë dhe renditen në mesin e tabelës.

Heidenheimi ka 14 pikë në vendin e 16-të.