Klubi i njohur i Bundesligës gjermane në futboll Borussia Dortmund, është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të portierit kosovar Diant Ramaj nga Ajaxi, transmeton “Sky Germany”.
Bisedimet po zhvillohen dhe Dortmundi po përgatitet për ta zëvendësuar Gregor Kobelin, që mund të largohet në verë.
Dortmundi po mendon ta transferojë Ramajn para mbylljes së afatit kalimtar të hënën. Ideja është të transferohet 23-vjeçari dhe të huazohet te ndonjë skuadër tjetër e Bundesligës apo te ndonjë klub danez.
Ramaj është transferuar te Ajaxi në verën e vitit 2023 nga Eintracht Frankfurti për 5 milionë euro.
Këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje në elitën e futbollit holandez.