Lamine Yamal ishte protagonist të dielën në fitoren e Barcelonës.
Barça e mposhti Deportivo Alavesin me rezultatin 1:0.
Yamal e përfundoi ndeshjen duke bërë 11 driblime të suksesshme nga 21 tentime.
“Mundo Deportivo” raporton se supertalenti spanjoll e theku rekordin e Lionel Messit, të vendosur në vitin 2007 ndaj Mallorcas.
Rekordi i La Ligas për dribilime gjatë një ndeshje, të cilin e mbante Messi, ishte dhjetë driblime të suksesshme nga 20 tentime.
Pas ndeshjes ndaj Alavesit, Yamal, u bë edhe dribluesi më i mirë këtë edicion në La Liga.
Ai ka 73 driblime të suksesshme duke i lënë kështu pas sulmuesit Dodi Lukebakio dhe Kylian Mbappe me nga 46 driblime.