Real Madridi nuk e ka në plan të shesë Rodrygon, por një ofertë e madhe nga Arabia Saudite mund ta ndryshojë këtë qëndrim. Sipas burimeve pranë klubit, Los Blancos do të shqyrtonin largimin e brazilianit vetëm nëse plotësohet një ofertë financiare e jashtëzakonshme, e cila do ta ndihmonte klubin në investime të reja. Po ashtu, Real Madridi do të kërkonte një zëvendësues të nivelit të lartë për të mbushur boshllëkun që do të linte Rodrygo. Një faktor tjetër vendimtar do të ishte edhe dëshira e vetë lojtarit për t’u larguar nga Santiago Bernabéu.

Për momentin, Reali mbetet i fokusuar në garën për trofe, por një ofertë e papërballueshme mund të ndryshojë gjithçka në merkaton e verës.