Shefi i Leverkusenit, Simon Rolfes, ka folur për të ardhmen e Florian Wirtz dhe trajnerit Xabi Alonso, duke lënë të hapur mundësinë që të dy të qëndrojnë në klub edhe pas verës.
“Po, ekziston mundësia që të mbajmë të dy në klub edhe pas verës. Të dy kanë kontrata dhe ndihen rehat,” deklaroi Rolfes për mediat gjermane.
Ai gjithashtu komentoi për rinovimin e kontratës së Wirtz, duke konfirmuar se marrëveshja ende nuk është finalizuar.
“Ende mungon nënshkrimi, përndryshe do ta kishim njoftuar tashmë. Disa detaje ende duhet të sqarohen, por nuk do t’i diskutoj publikisht tani,” shtoi ai.
Leverkuseni është në një sezon fantastik nën drejtimin e Alonsos dhe synon të mbajë të dy figurat kyçe në projektin afatgjatë të klubit.