Mikel Arteta ka reaguar pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, ku Arsenali nuk arriti të sigurojë asnjë përforcim. Trajneri spanjoll pranoi se klubi ishte i zhgënjyer, por theksoi se strategjia e tyre është të jenë të disiplinuar dhe të sjellin vetëm lojtarët e duhur.

“Jemi të zhgënjyer, por duam të sjellim vetëm një lloj të caktuar lojtarësh dhe duhet të jemi të disiplinuar,” u shpreh Arteta për mediat angleze.

Pavarësisht mungesës së transferimeve, Arsenali vazhdon të luftojë për objektivat sezonalë, ndërsa tifozët mbeten me shpresë për lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës.