Real Madridi po përballet me një krizë në repartin e mbrojtjes, pasi trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar mungesat e rëndësishme të Antonio Rüdiger dhe David Alaba për të paktën 20 ditë.
“Jemi në gjendje emergjente, pasi si Rüdiger ashtu edhe Alaba do të mungojnë për 20 ditë,” u shpreh Ancelotti për mediat.
Në mungesë të dy mbrojtësve titullarë, italiani ka vetëm tre alternativa në qendër të mbrojtjes: Jacobo Ramón, Raul Asencio dhe Aurélien Tchouaméni.
Situata e krijuar paraqet një sfidë të madhe për Real Madridin, i cili po lufton në garat kryesore të sezonit dhe do të duhet të gjejë zgjidhje të shpejta për këtë problem të madh në mbrojtje.