Fenerbahçe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Turqisë. Skuadra e madhe turke të mërkurën mbrëma e mposhti Erzurumin 5:0. 

Nga dy ndeshje ka dy fitore, tetë gola të shënuar e asnjë të pranuar. 

Golat për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho i shënuan Anderson Talisca, Cenk Tosun, Mert Yandas dhe Youssef En Nesyri, i cili kontribuoi me dy gola të realizuar. 

Odise Roshi ishte në bankën rezervë te mysafirët. 

Gaziantepi e Goztepe kanë nga tri pikë në këtë grup, ndërsa pa pikë janë Kasimpasha, Istanbulspori dhe Erzurumi. 

Fenerbahçe edhe në elitën e futbollit të Turqisë është në garë për titull. 

Ka 51 pikë në pozitën e dytë, gjashtë më pak se Galatasaray lider.