Njësoj si në shumë raste në edicionin e kaluar, Leverkuseni edhe të mërkurën e ka vendosur një ndeshje në kohën shtesë.
Leverkuseni ishte duke humbur 2:0 nga Kolni në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, por i barazoi shifrat dhe fitoi në vazhdime 3:2.
Damion Downs në minutën e dhjetë të shtesës në pjesën e parë dhe Linton Maina në minutën e 54-t shënuan për 2:0 për mysafirët.
Por Patrik Schick e shpëtoi nga eliminimi ekipin e tij.
Çeku shënoi në minutën e 61-të dhe të 96-të për t’ia siguruar ekipit të tij vazhdimet.
Fituesi në fuqi i Kupës gjermane fitoi me golin e minutës së 98-të të shënuar nga Victor Boniface.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, ndërsa Leart Paqarada u inkuadrua te mysafirët në minutën e 72-të.
Leverkuseni është gjysmëfinalisti i dytë, pas Stuttgartit.