Sulmuesi anglez Harry Kane mund të bëhet një nga emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme të transferimeve! Sipas raportimeve nga BILD, klauzola e lirimit në kontratën e tij me Bayern Munich do të ulet nga 67 milionë £ në vetëm 54 milionë £ brenda një viti.
Ky zhvillim pritet të ndezë interesin e klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe ish-klubin e tij Tottenham, i cili, sipas Telegraph Football, do të ketë të drejtën të barazojë çdo ofertë për sulmuesin anglez.