Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany, ka zbuluar se pasioni i tij për futbollin është i pakufishëm dhe se ai nuk ndalet kurrë së diskutuar për lojën që e do më shumë.
Në një deklaratë për mediat, ish-kapiteni legjendar i Manchester City tha:
“Prioriteti im janë djemtë. Jam shumë komunikues me të gjithë, flasim shumë. Gjithmonë bëhet fjalë për futbollin dhe mund të flas për të ditë e natë.”
Kompany po përpiqet ta udhëheqë Bayern Munchen drejt stabilitetit në Bundesligë, duke përdorur pasionin dhe përkushtimin e tij maksimal për ekipin dhe lojën.