Fulhami e ka transferuar sërish Willianin deri në fund të edicionit, gjashtë muaj pasi futbollisti u largua nga klubi.
Braziliani luajti për Fulhamin nga viti 2022 deri në vitin 2024, ndërsa është transferuar si futbollist i lirë pasi në dhjetor u largua nga Olympiakosi.
“Jam shumë i lumtur, njësoj si familja ime. Jemi të lumtur që jemi kthyer. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira deri në fund të edicionit. Mezi pres që të stërvitem me bashkëlojtarët dhe të bëjmë gjëra të mira në fushë”, ka thënë Willian për faqen zyrtare të klubit.
36-vjeçari pati 67 paraqitje në periudhën e parë me këtë skuadër.
I pati dhjetë gola të realizuar e shtatë asistime.
Aventura në Greqi i zgjati vetëm tre muaj.
Williani ka 317 paraqitje në Premier League, pasi në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Arsenali.
Dy herë e ka fituar titullin me “blutë”.