Klubet në gjithë botën kanë shpenzuar 2.35 miliardë dollarë në transferime të futbollistëve në afatin kalimtar të janarit, që është afro 58 për qind më shumë sesa në vitin e kaluar. 

Kështu ka thënë shtëpia botërore e futbollit, FIFA, në një studim të publikuar të premten. 

Sipas këtij studimi, shifra total është me 47.1 për qind më shumë sesa rekordi i vendosur në janar të vitit 2023, ku ishin shpenzuar në total 1.57 miliardë dollarë. 

Nga 1 janari deri më 4 shkurt janë kompletuar 5863 transferime. 

Klubet angleze e kryesojnë listën për transferime përgjatë kësaj periudhe, duke shpenzuar plot 621.6 milionë dollarë në total. 

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City, i vetëm, ka shpenzuar 224 milionë dollarë në transferimin e Omar Marmoushit, Nico Gonzalezit, Abdukodir Khusanovit, Vitor Reisit dhe Juma Bahut. 

Por transferimi më i shtrenjtë i muajit janar ishte sulmuesi kolumbian, Jhon Duran, i cili nga Aston Villa u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite, për 77 milionë euro, plus bonuse. 

295.7 milionë dollarë kanë shpenzuar ekipet gjermane, 223.8 milionë dollarë ato italiane, 209.7 milionë dollarë ekipet franceze dhe 202.1 milionë dollarë kanë shpenzuar klubet arabe. 

Në afatin kalimtar të janarit, për transferimin e futbollisteve janë paguar 5.8 milionë dollarë.