Cristiano Ronaldo nuk ndalet duke shënuar gola.

Pak ditë pasi mbushi 40 vjet, superylli portugez realizoi gol në fitoren 3:0 të Al Nassr ndaj Al Feihas të premten mbrëma.

Ronaldo e shënoi golin e 924-t në karrierë në minutën e 74-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 84-t. Ishte goli i parë për të si 40-vjeçar.

Dy golat e parë për skuadrën arabe i shënoi debutuesi Jhon Duran, që për 77 milionë euro u transferua nga Aston Villa e Premier Leagues angleze.

Kolumbiani Duran shënoi në minutën e 22-të dhe të 72-të.

Al Nassr ka 41 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Al Qadisiya në pozitën e katërt.

Lider është Al Ittihadi me 49 pikë.