Këtë fundjavë skuadrat angleze nuk janë të angazhuara në Premier League por do të kenë ndeshje të rëndësishme në FA Cup.

Ndeshja më e rëndësishme e raundit të katërt të Kupës FA do të zhvillohet mes Aston Villas dhe Tottenham Hotsporit.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 18:35.

Tottenhami në raundin e tretë e eliminoi Tamworthin kurse Aston Villa e eliminoi West Ham Unitedin.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit anglez dhe finalisti i edicionit tw kaluar tw kwsaj gare, Manchester City, të shtunën nga ora 13:15 do të luaj në udhëtim te skuadra që bënë gara në kategorinë e tretë, Leyton Orient.

Të shtunën nga ora 21:00, Brightoni e pret Chelsean.

Liverpooli që është lider i Premier Leagues aktualisht, luan kundër Plymouthit të dielën nga ora 16:00.

Plymouthi bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.