Skuadra e Lillet u eliminua të martën nga Kupa e Francës nga skuadra e kategorisë së dytë të futbollit francez, Dunkerque.
Por, skuadra e Edon Zhegrovës do të mundohet t’u kthehet rezultateve pozitive sërish, duke nisur nga përballja që të shtunën nga ora 19:00, e luan ndaj Le Havres.
Edhe në ndeshjen e xhiros së 21-të, Lille do të jetë pa sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova nuk ka luajtur në dhjetë ndeshjet e fundit. Ai ishte paraqitur më 14 dhjetor ndaj Marseillet në elitën franceze, dhe që nga ajo kohë ka munguar shkaku i lëndimit në muskulin aduktor.
Lille ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.
Le Havre është në pozitën e fundit me 14 pikë dhe rrezikon rënien nga elita.
Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjera.
Nice e pret Lensin nga ora 17:00 dhe Saint-Etienne përballet me Rennesin nga ora 21:05. Të dielën do të zhvillohen katër ndeshje tjera.
Lyon – Reims luhet nga ora 15:00. Nga ora 17:15 luhen ndeshjet Auxerre – Toulouse dhe Strasbourg – Montpellier, kurse xhiroja mbyllet me ballafaqimin Angers – Marseille, që nis në orën 20:45.