Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, ka reaguar me habi pas një prononcimi të Andi Lilës në lidhje me përballjen Shqipëri-Serbi në Euro 2024. Në një koment të shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale, Mavraj shkroi: “Seriozisht?”, duke shprehur qartë qëndrimin e tij.
Mer
Lila, i cili është ambasador i UEFA-s, doli në një deklaratë ku foli për ndeshjen e ndjeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila pritet të zhvillohet në fazën e grupeve. Megjithatë, qëndrimi i tij duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë, përfshirë edhe disa ish-lojtarë të Kombëtares.
Ky reagim ka ndezur debatet mes tifozëve shqiptarë, ndërsa përplasjet e mendimeve mbi këtë duel historik po vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të zjarrta!