Beshiktashi i ka fituar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 23-të të elitës së futbollit turk.

Beshiktashi të shtunën në mbrëmje e mposhti në udhëtim Sivassporin me rezultatin 2:0.

Ernest Muçi te mysafirët u paraqit deri në minutën e 54-t kurse Milot Rashica luajti deri në minutën e 89-të.

Muçi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 47-të.

Rey Manaj e kompletoi ndeshjen te Sivasspori.

Emirhan Topçu në minutën e 43-të realizoi për 1:0.

Goli përfundimtar për 2:0 u shënua nga Joao Mario në minutën e 93-të nga penalltia.

Beshiktashi ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

Sivasspori është në vendin e 15-të me 23 pikë.