Romës i ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 57-të nga Paulo Dybala për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Venezias.
Roma e mposhti Venezian me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.
Dybala ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ia fituar Romës tre pikët shumë të vlefshme.
Për Romën kjo ishte ndeshja e tetë rresht pa humbje në ligë.
Roma ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.
Venezia është në vendin e parafundit me 16 pikë. Rrezikon rënien nga liga.