Trepça – Drenica është ndeshja e parë e një të tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën nga ora 12:30 në Mitrovicë.
Të dy skuadrat garojnë në Ligën e Parë dhe synojnë kthimin në elitë. Por e synojnë edhe suksesin në garën për Kupë. Pritet ndeshje e fortë dhe me rivalitet.
Të mërkurën janë ndeshjet: Vëllaznimi – Gjilani, Llapi – Vushtrria, Prishtina – Suhareka 23, Drita – Dukagjini dhe Dinamo – Malisheva.
Ky rreth garash mbyllet të enjten me takimin Feronikeli 74 – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Rilindja 1974.