Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e parë për këtë vit me fanellën e Mallorcas. Por goli i shënuar në minutën e 81-të nga penalltia të cilën e siguroi vet, nuk i ka mjaftuar Mallorcas. Ekipi i Muriqit pësoi gol në minutën e 94-t të ndeshjes së zhvilluar të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle. Osasuna barazoi rezultatin në minutën e 94-t. Ndeshja pwrfundoi baras, 1:1.
Muriqi e shndërroi në gol penalltinë e fituar. Golin nga pika e bardhë, Muriqi e shënoi në minutën e 81-të. Një minutë më vonë u zëvendësua, ndërsa mori edhe duartrokitjet e publikut.
Për Muriqin ishte goli i parë për këtë vit. Ai ka shënuar në total katër gola, ndërsa ka edhe dy asistime në 17 ndeshje.
Mallorca zë vendin e dhjetë me 31 pikë sa ka edhe Osasuna një pozitë më lart.
Vedat Muriqi e shndërron në gol penalltinë e fituar
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka siguruar penallti për Mallorcan në ndeshjen ndaj Osasunas.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të.
Është goli i parë për vitin 2025 për sulmuesin 30-vjeçar.