Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, vazhdon me paraqitje të mira me fanellën e ekipit U19 të Stuttgarit. 

Ai të martën shënoi gol ndaj Liverpoolit U19, në ndeshjen e parë të plejofit të UEFA Youth League.

Bujupi shënoi golin e epërsisë 1:0. Ai golin e epërsisë e shënoi në minutën e tetë, ndërsa pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. 

Bujupi nga një gol i ka shënuar Juventusit dhe Cërvena Zvezdës, kurse dy gola shënoi kundër Atalantas. 

Goli i realizuar ndaj Liverpoolit është i pesti në “Championsin” e të rinjve. 

Në total, Bujupi ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar shtatë herë në të gjitha garat e edicionit aktual. 

18-vjeçari ishte në bankën e rezervistëve të ekipit të parë të Stuttgartit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Slovan Bratislavës dhe Paris Saint-Germainit.