Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Rayo Vallecanos, duke u rikthyer në krye të tabelës me 51 pikë. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga penalltia, ku Robert Lewandowski shënoi në minutën e 28-të të pjesës së parë. Pas këtij momenti, katalanasit menaxhuan lojën dhe siguruan tre pikët vendimtare.
Me këtë fitore, Barcelona lë pas Real Madridin dhe Atletico Madridin, duke treguar se është e gatshme të luftojë për titullin e La Ligës.



























