Gjykata sportive e federatës gjermane të futbollit ka vendosur ta dënojë me 8000 euro sulmuesin e Hamburgut, Emir Sahiti.
Kjo gjobë, futbollistit 26-vjeçar i është dhënë për shkak të një veprimi të pahijshëm që e bëri në drejtim të tifozëve në ndeshjen ndaj Regensburgut. Kështu ka njoftuar federata gjermane të martën.
Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1:1 të Hamburgut ndaj Regensburgut.
Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 74-t u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë.
Dy minuta më pas, Sahiti për shkak të protestave ndaj arbitrit kryesor u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Sahiti është pajtuar me gjobën që e pranoi nga DFB-ja. Ai kishte reaguar pas provokimeve që i ishin bërë nga tifozët.