Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për eliminimin e ekipit të tij Atalantas nga Liga e Kampionëve. 

Ai ka thënë se Club Brugge kishte përgatitur mirë lojën. 

“Ne e urojmë Bruggen. Shënuan tre gola në kundërsulme. Ata e dinin se çfarë po bënin dhe bënë lojën tonë më të komplikuar. Unë pash shpirt nga skuadra, ne nuk dorëzohemi pavarësisht kësaj disfate. Ne duhet të gremë kokën lart dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës në Serie A. Ne kishim shumë mungesa shkaku lëndimeve, por Brugge është një skuadër e mirë. Ata luajnë mirë dhe ishin vdekjeprurës në kundërsulme. Tani duhet të rimbushim bateritë tona, të marrim ndeshjet një nga një dhe të mësojmë nga gabimet tona”, ka thënë Gjimshiti pas ndeshjes për “Sky” të Italisë.

Fituesja në fuqi e Ligës së Evropës po ashtu është eliminuar nga Kupa e Italisë. Gjithë fokusi tyre do të jetë në Serie A.

Atalanta zë vendin e tretë me 51 pikë nga 2 ndeshje. Është vetëm pesë pikë prapa liderit Napolit.