Sulmuesi Agon Sadiku ka shënuar gol në Kupën e Finlandës të shtunën.
Sadiku që aktivizohet te skuadra KuPS, realizoi në fitoren 2:1 ndaj AC Oulut, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të kupës finlandeze.
21-vjeçari ishte i saktë nga penalltia në minutën e tretë për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 60-të. Sadiku ka dy paraqitje me Kosovën A në miqësore, në vitin 2022. Dy paraqitje i ka edhe me Finlandën, po ashtu në miqësore.
Te vendësit në tërë ndeshjen luajti edhe Doni Arifi, që ka dy paraqitje me Kosovën U21. Ai më pas iu bashkua të rinjve të Finlandës. Me U21 të Finlandës i ka zhvilluar katër ndeshje.
KuPS në Grupin B pas pesë ndeshjeve ka dhjetë pikë dhe zë vendin e dytë.