Dortmundi është kthyer te fitorja në Bundesligë pas dy disfatave radhazi.

“Verdhezinjtë” të shtunën në mbrëmje kanë shënuar fitore të thellë 6:0 në shtëpi ndaj Union Berlinit.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të elitës gjermane të futbollit.

Në fitoren e Dortmundit shkëlqeu sulmuesi Serhou Guirassy duke i realizuar katër gola.

Së pari Diogo Leite në minutën e 25-të realizoi autogol për 1:0 në të mirë të vendësve.

Guirassy më pas i shënoi katër golat e tjerë në minutën e 40-të, 75-të, 80-të dhe 83-të.

Ndërsa Maximilian Beier e realizoi golin përfundimtar në minutën e 89-të.

Dortmundi pas 23 ndeshjeve të zhvilluar ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.

Union Berlini është në vendin e 13-të me 24 pikë.