Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon me 27 gola35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, Pep Guardiola ka qenë i shqetësuar për gjendjen fizike të yllit të tij që nga momenti kur ai ra në tokë duke mbajtur gjurin pas një uljeje të vështirë në ndeshjen kundër Newcastle javën e kaluar.

24-vjeçari u emërua në stol gjatë humbjes 3-1 të City-t ndaj Real Madrid në play-off të Champions League, por nuk arriti të hyjë në fushë.

Guardiola konfirmoi për gazetarët në konferencën për shtyp të së premtes se një vendim ende nuk ishte marrë për pjesëmarrjen e tij ndaj liderëve të kampionatit.
Spanjolli kishte thënë: “Nuk e di ende. Nesër [të shtunën] do ta mësojmë.”

Por tani është konfirmuar që Haaland do të mungojë në ndeshjen e sotme në Etihad, pasi nuk u përfshi në listën e lojtarëve për ndeshjen.

Kjo është hera e parë që ai nuk është përfshirë në një skuadër që nga raundi i katërt i FA Cup kundër Leyton Orient në fillim të këtij muaji, dhe hera e parë që ndodh në një ndeshje të kampionatit që nga prilli i vitit 2024.