Nga ora 18:00 zhvillohet njëri prej derbive më të zjarrtë në futboll. Bëhet fjalë për derbin e Turqisë mes Galatasarayt e Fenerbahçes.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Galatasarayt dhe i takon xhiros së 25-të të Superligës turke të futbollit.
Galata është e para me 63 pikë, ndërsa Fenerbahçe mban vendin e dytë me 57 pikë.
Ka pasur shumë akuza për favorizim të Galatasarayt në garën për titull. Ka pasur edhe tensione mes tifozëve, si zakonisht.
Rrjedhimisht pritet ndeshje e zjarrtë, ndërsa me fitore Fenerbahçe do të hapte garën për titull.
Është raportuar se për të ruajtur rendin në derbi të angazhuar janë mbi 30 mijë policë.Nga ora 18:00 fillon derbi më i nxehtë turk, ku janë angazhuar mbi 30 mijë policë për siguri