Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte prej më meritorëve të shtunën në fitoren e Bayer Leverkusenit.

Xhaka dhuroi asistim mjeshtëror në fitoren 4:1 të Leverkusenit në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.

Xhaka asistoi te goli i parë që e realizoi Nathan Tella në minutën e 26-të.

Për Leverkusenin kjo ishte ndeshja e 22-të rresht pa humbje në ligë.

Xhaka u paraqit deri në minutën e 77-të kurse në minutën e 69-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

32-vjeçari Xhaka në 37 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me dy gola dhe gjashtë asistime.

Leverkuseni është në vendin e dytë me 53 pikë.

Lider është Bayern Muncheni me tetë pikë më shumë.

Frankfurti është në pozitën e tretë me 42 pikë.

https://streamin.one/v/983802f4