Manchester City ka kaluar në çerekfinale të FA Cup.
City të shtunën mbrëma në kuadër të raundit të pestë të Kupës FA e mposhti Plymouthin në shtëpi me rezultatin 3:1.
Plymouthi bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Maksym Talovierov i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 38-të.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Nico O’Reilly, i barazoi shifrat për vendësit.
O’Reilly e realizoi edhe golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 76-të.
Kevin De Bruyne e shënoi golin përfundimtar në minutën e 90-të.
Çerekfinalen e kanë siguruar edhe Aston Villa, Prestoni, Crystal Palace dhe Bournemouthi.