Bayer Leverkuseni i ka dhënë fund ecurisë prej 22 ndeshjeve pa humbje në Bundesligë dhe nuk e shfrytëzoi humbjen e Bayernit nga Bochumi.

Leverkuseni të shtunën pasdite ka pësuar disfatë nga Werder Bremeni me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit gjerman.

Romano Schmid realizoi për 1:0 në minutën e shtatë.

Golin përfundimtar e shënoi Justin Njinmah në minutën e 94-t.

Për kampionin në fuqi të Bundesligës, Leverkusenin, kjo ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, luajti vetëm në pjesën e parë te vendësit.

Leverkuseni ka 53 pikë dhe zë vendin e dytë.

Lider është Bayerni me 61 pikë.

Werder Bremeni ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të.