Eintracht Frankfurt po e ndjek me vëmendje situatën e Arda Güler te Real Madrid, ndërsa po shqyrton mundësinë për ta huazuar talentin turk gjatë afatit kalimtar veror.

20-vjeçari nuk ka pasur shumë minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit, çka ka bërë që disa klube evropiane, përfshirë Eintracht Frankfurt, të shprehin interesimin për ta marrë në huazim. Gjermanët e shohin Gülerin si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe janë të gatshëm të negociojnë me Real Madridin për një marrëveshje të mundshme.

Pritet që gjatë muajve në vijim Los Blancos të vendosin për të ardhmen e mesfushorit turk, ndërsa Frankfurt mbetet një opsion serioz për të marrë më shumë hapësirë loje.