Sulmuesi Benjamin Kololli ka shkëlqyer në fitoren e së dielës mbrëma të skuadrës së Sionit.
Kololli shënoi një gol dhe bëri një asistim.
Sioni në shtëpi e mposhti Luganon me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran.
Fillimisht Kololli e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e tretë.
Më pas 32-vjeçari Kololli asistoi te goli i fitores që e shënoi Gora Diouf në minutën e 63-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në fushë.
Kololli në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime.
Ndeshjen te Sioni e kompletoi edhe Kreshnik Hajrizi ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Pajtim Kasami.
Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi kurse në lojë nga minuta e 64-t u inkuadrua Uran Bislimi.
Për shkak të lëndimit mungoi edhe Shkëlqim Vladi te mysafirët.
Sioni është në vendin e nëntë me 33 pikë.
Lugano e zë pozitën e katërt me 42 pikë.