Një moment i shumëpërfolur vizual u shfaq në “Santiago Bernabéu” përpara përballjes së Champions League mes Real Madridit dhe Arsenalit, ku tifozët madrilenë shpalosën një koreografi me temë shahu, ku një figurë hyjnore vendos një lëvizje në bordin bardhezi – një referencë e qartë ndaj dominimit dhe strategjisë në fushë.
Megjithatë, për ata që ndjekin nga afër skenën ultras në Ballkan, kjo ide nuk ishte krejtësisht e re.
Kjo pamje i kujtoi shumëkujt koreografinë e realizuar më herët nga tifozët mitrovicas (Trepça’89), ku një figurë në stil urban – me syze dhe kapuç – mban një gur shahu blu, me m
bishkrimin goditës “Shah Mat”. Mesazhi ishte i qartë: dominim taktik dhe përfundim pa kthim për kundërshtarin.
Edhe pse koreografia e tifozëve të Realit ishte teknologjikisht më e madhe për nga shkalla, kreativiteti origjinal duket të ketë zanafillën në Mitrovicë – me një stil më të guximshëm dhe një estetikë më të ashpër.
Ky ngjashmëri ka ngjallur diskutime në rrjete sociale, ku shumë tifozë shqiptarë pretendojnë se “Fabrika e ëndrrave” e Bernabéu-t këtë herë frymëzimin e mori nga tribuna shqiptare.
Në futbollin modern ku kreativiteti i tribunave është po aq konkurrues sa loja në fushë, inspirimi dhe “shah mat”-i duket se vjen nga ata që e luajnë lojën ndryshe – me pasion e ide.




























