Plotë tetë gola u shënuan në stadiumin Anfield.
Kampioni i ri i Premier League, Liverpooli, mposhti Chelsean me rezultat 5-3.
Në pjesën e parë u shënuan katër gola. Tri nga Liverpooli dhe një nga Chelsea.
Gola pati edhe në pjesën e dytë. Fillimisht shënuan vendasit për 4-1, dhe pastaj mysafirët shënuan dy herë.
Në fund të ndeshjes, vendasit shënuan edhe një gol për rezultatin final 5-3.
Ndonëse Liverpooli tashmë ka fituar titullin, por përsëri futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, nuk ka vend në formacionin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.
Me këtë humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 63 pikë, sa ka edhe Manchester United një pozitë më lartë.
Shijoni golat