Ylli i Kosovës Milot Rashica, po qëndron në Kosovë, pasi ka kryer pushimet në bregdetin shqiptar.
Ai ka treguar për ndihmën që i bënë futbollistëve që luajnë në Kosovë.
Rashica që edhe vet ka luajtur në Superligën e Kosovës, është i vetëdijshëm për kushtet që janë në futbollin kosovar.
“Në Werder, gjithmonë marrim këpucët më të reja nga sponsorët tanë. Gjithmonë u them shokëve të ekipit së nëse nuk kanë nevojë për të vjetrat, me kënaqësi i marr dhe i dërgoj te futbollistët në ligën e Kosovës. E çfarë vështirësitë që ka futbolli në Kosovë”, ka thënë Rashica në KlanKosova.