Me fillim prej orës 17:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet një super ndeshje.
Prishtina dhe Ballkani do të luajnë finalen e Kupës së Kosovës. Cila nga këto skaudra fiton, e siguron daljen në Evropë.
Për dallim nga Prishtina, Ballkani s’e ka përvojën e rivalit të vet dhjetë-herë finalist.
Megjithatë, futbollistët e Ismet Munishit janë të motivuar ta dëshmojnë veten në Kosovë dhe më vonë edhe në Evropë pas një sezoni mbresëlënës, kur megjithatë në fund e lëshuan titullin.