Një tjetër skuadër angleze ka shprehur interesimin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.
Sipas ‘FotoMac’, për sulmuesin nga Prizreni ka shprehur interesim edhe Leicester City.
Ish-kampioni i Premier Leagues do t’i nisë në ditët e ardhshme bisedimet me Fenerbahçen për Muriqin.
Sulmuesi i Fenerbahçes, po kërkohet nga shumë klube.
Në 36 ndeshje zyrtare për Fenerbahçen këtë sezon, Muriqi ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.