Meriton Korenica e ka regjistruar golin e tretë këtë edicion në elitën e futbollit rumun.

Korenica shënoi gol në barazimin 1:1 të Clujit ndaj skuadrës Metaloglobus Bucharest. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë.

Reprezentuesi i Kosovës nga penalltia në minutën e 37-të shënoi për 1:1.

Ai kishte mundësinë që krejt në fund të pjesës së parë ta kalonte në epërsi Clujin po nga penalltia por nuk u tregua i saktë.

28-vjeçari Korenica luajti deri në minutën e 81-të kurse Lindon Emërllahu deri në minutën e 87-të.

Korenica krahas tri golave ka edhe gjashtë asistime.