Bastien Toma i ka thënë ‘PO’ Kosovës. Mesfushori 21-vjeçar i skuadrës zvicerane Sion, do t’i bashkohet Kosovës.
Kështu ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka deklaruar se mesfushori Bastien Toma ka pranuar ftesën e Kombëtares së Kosovës.
Numri një i FFK-së deklaroi se Toma do të jetë futbollisti më i ri që do t’i shtohet skuadrës së përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.
“Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por që jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës”, deklaroi Ademi në Kanal 10.