Jo rrallë herë kemi thënë që futbolli në Kosovë është keq, megjithatë ka president klubesh që dëshirojnë që situata në vendin e tyre të jetë së paku si në Kosovë.

Presidenti i Besës së Kavajës Nexhat Bizhdili ka kërkuar lehtësira financiare nga qeveria shqiptare.

‘…Është krizë dhe në këtë situatë kolegët e mi kërkojnë aq sa bënë Kosova të paktën. Të jemi të barabartë me Kosovën, që ka vetëm disa vite shtet dhe po na lë prapa në të gjitha drejtimet në sport. Nuk besoj qe Kosova ka më shumë buxhet më të madh se të Shqipërisë, por thjeshtë ka njerëz të përgjegjshëm’.

Si duket Bizhdili nuk e ka idenë për problemet me te cilat ballafaqohen klubet kosovare jo vetëm në futboll.