Sulmuesi francez, Christopher Nkunku, ka shënuar dy gola të dielën në fitoren e skuadrës së Milanit.

“Kuqezinjtë” fituan 3:0 në shtëpi ndaj Veronas, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Christian Pulisiq me asistim të Adrien Rabiotit shënoi për 1:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Sulmuesi i qendrës, Nkunku, në minutën e 48-të e realizoi golin e dytë nga penalltia.

Pesë minutë më pas, 28-vjeçari Nkunku e realizoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal.

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, në lojë te Milani u inkuadrua në minutën e 70-të.

Milani ka 35 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Verona është në pozitën e 18-të me 12 pikë.