Skuadra italiane nga Bergamo, Atalanta, u mposht nga Paris Saint-Germain në çerekfinale ë Ligën e Kampionëve.
Edhe pse ishin në epërsi, futbollistët e Gasperinit u dorëzuan në fund të ndeshjes dhe pranuan dy gola.
Me gjithë humbjen, në qytetin që është në afërsi të Milanos, ata u pritën si heronj.
Shumë qytetarë dolën për të pritur futbollistët që erdhën me autobusin e klubit.