E premtja është rezervuar për një ndeshje shumë të fortë. Barcelona dhe Bayerni takohen në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nga mediat në rrjetet sociale janë favorizuar bavarezët.
Mirëpo, ish-mesfushori i Bayernit, Arturo Vidal, ka thënë Bayerni do të përballet me skuadrën më të mirë në botë.
“Kam dëgjuar diçka por nuk i kam kushtuar shumë rëndësi. I njoh lojtarët e Bayernit dhe çfarë është thënë nuk është ajo që ata mendojnë. Të premten, ata nuk do të luajnë kundër ndonjë klubi të Bundesligës, por kundër Barcelonës, klubi më i mirë në botë”, tha Vidal.